Të shtunën klinika për vëzhguesit dhe licencimi i gjyqtarëve fillestarë

Të shtunën klinika për vëzhguesit dhe licencimi i gjyqtarëve fillestarë

Sport shtator 20, 2019 - 10:26

Më 21 shtator (e shtunë) nga ora 11:00 në sallën e Konferencave të “Hotel International Prishtina” do të mbahet Klinika për vëzhguesit e të gjitha listave të FBK-së, si dhe licencimi i gjyqtarëve fillestarë dhe licencimi i Vëzhguesve të listës C.

Në klinikë përveç prezentimeve të gjithë vëzhguesit dhe gjyqtarët fillestarë do ti nënshtrohen Online Testit nga njohja e rregullave të basketbollit, si dhe punës praktike mekanika 2PO.

Klinika do të udhëhiqet nga FIBA Referee Instruktori Nacional, Faton Kurshumlija.