Kosova ekipi më i suksesshme në turneun ndërkombëtar të boksit në Sarajevë

Kosova ekipi më i suksesshme në turneun ndërkombëtar të boksit në Sarajevë

Sport September 22, 2019 - 14:45

Përfaqësuesja e Kosovës në boks ka dalë ekipi më i suksesshëm në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahoviç Talija” që u mbajt në Bosnjë e Hercegovinë. Sekretari i përgjithshëm i FBoxK, Latif Demolli ka konfirmuar se Kosova në këtë turne ka fituar 2 medalje të arta, 2 të argjendta dhe 2 kupa.

Shpëtim Bajoku u shpall boksieri më teknik i turneut ndërsa Patriot Behrami boksieri më luftarak.

Në finale Kosova kishte 4 boksierë. Në 64kg Shpëtim Bajoku shkëlqeu në ring kundër boksierit kroat Dominik Gubo dhe tregoi teknik të përsosur dhe me shumë goditje precize me rezultat bindës 5:0 u shpall fitues dhe fitoi medaljen e artë. Në 69kg, Patriot Behrami i vendosur dhe i sigurt gjatë tre raundeve deklasoi boksierin gjerman Obas Dave Junior dhe bindshëm 5:0 fitoi duelin dhe medaljen e artë dhe juria e shpalli boksierin me luftarak. Besart Pireva në kategorin 81 kg, u stolis me medalje te argjendtë sikur se edhe Besfort Merlaku në 60 kg. Në këtë turne drejtësinë ndau dhe gjyqtari ndërkombëtar AIBA, Latif Demolli i cili u shpërblye me mirënjohje nga nikoqiri. Selektori Shefki Bogujevci dhe Besim Brahimi u ndane te kenaqur me boksin qe treguan boksieret tane.Ky ishte nje sukses i radhes i boksiereve kosovare ne arenen nderkombetare.