Diskutimi mes zyrtarit doganor të Kosovës dhe drejtorit të Crvena Zvezdës: Ju nuk mund të kaloni! Pse?

Diskutimi mes zyrtarit doganor të Kosovës dhe drejtorit të Crvena Zvezdës: Ju nuk mund të kaloni! Pse?

Sport October 09, 2019 - 14:56
Detajet

Crvena Zvezda është ndaluar të kalojë në territorin e Kosovës ku ishte menduar ta zhvilluar ndeshjen e Kupës së Serbisë kundër ‘Trepçës’.

Ekspedita kuqezi u detyrua të kthehet nga Jarinja, pasi nuk u lejua ta kalojë kufirin, shkruan Zëri.info.

Menaxheri i Përgjithshëm i Crvena Zvezdës Zvezdan Terzic u përpoq të kalonte në Kosovë para autobusit.

Ai u ndal me makinën e tij te pika kufitare, por u ndal nga Policia e Kosovës.

Zyrtari doganor kapi dokumentet e tij, ku përcaktoi se atij i është ndaluar hyrja në Kosovë dhe se duhej të kthehej në Serbi.

Kamerat e mediumit ‘Telegraf.rs’ kanë kapur këtë moment kur zyrtari doganor i tha Terzicit se nuk mund të kalonte.

Më pas, Terzic kishte kërkuar shpjegim, por që atij i është thënë se ky është urdhër./Zëri.info