Polici kosovar ia la dorën 'kaci' zyrtarit të Crvena Zvezdës

Polici kosovar ia la dorën 'kaci' zyrtarit të Crvena Zvezdës

Sport tetor 09, 2019 - 22:23
Detajet

Policia kosovare nuk e ka lejuar sot futjen e lojtarëve të Crvena Zvezdës në kufirin e Kosovës, derisa ishte paraparë që ky klub ta zhvillonte një ndeshje ndaj Trepçës në Zveçan, shkruan zeri.info

Federata e Futbollit e Kosovës ka qenë kategorikisht kundër zhvillimit të kësaj ndeshje brenda territorit të Kosovës dhe kishte lajmëruar institucionet përkatës për ndalimin e lojës.

Kjo gjë edhe ka ndodhur pasi autobusi në të cilin ndodheshin futbollistët e Zvezdës është kthyer mbrapshtë në kufi dhe ka marrë rrugë për Beograd pasi nuk i është lejuar hyrja e tyre në territorin e Kosovës.

Madje, gjatë ndaljes në kufi, një polic kosovar nuk e pa të udhës t’ia zgjaste dorën një zyrtari të klubit serb, pavarësisht tentativës së këtij të fundit.

Për më shumë detaje shikoni videon nga minuta 06:15./Zëri