
Mediet angleze: Strakosha do të transferohet te ky klub
Sport
October 09, 2019 - 23:28
Detajet
Portieri i Lazios, Thomas Strakosha mund të ndërrojë ambient gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton zeri.info
Reprezentuesi shqiptar pritet të shkojë te Tottenhami, shkruan “football.london”.
Drejtuesit e klubit londinez janë hedhur në sulm për Strakoshën pas lëndimit serioz të Hugo Llorisit, i cili e theu krahun.
Paraqitjet fantastike të 24-vjeçarit me fanellën e Lazios kanë bindur londinezët se shqiptari është i duhuri për të zëvendësuar Llorisin./Zëri