Mediumi nga Gjibraltari raporton për miqësoren në Prishtinë: Vendasit kishin posedimin, por..

Mediumi nga Gjibraltari raporton për miqësoren në Prishtinë: Vendasit kishin posedimin, por..

Sport tetor 10, 2019 - 22:47
Detajet

Edhe pse luajti njëren prej ndeshjeve më serioze me ndaj një kundërshtari të komplikuar, Gjibraltari u mposhtë vetëm në fund me rezultat 1:0 nga Kosova.

Ishte një ndeshje miqësore në futbollin ndërkombëtar, e luajtur në Prishtinë me një tifozëri të mjaftueshme, shkruan mediumi nga Gjibraltari 'Alsoldelacosta', përcjell Zëri.info.

Image

Trajneri i Gjibraltarit Julio Rivas bëri disa ndryshime në formacionin bazë.

Debutanët Badr, Britto dhe Aymen filluan nga minuta e parë, derisa Roy dhe Joseph Chipolino, Liam Walker, LCasciaro dhe De Barr nuk i munguan skuadrës.

Vendasit kishin më shumë posedimin dhe kërkonin golin, por me shumë probleme për të krijuar rreziqe.

Image

Mbrojtja e shkëlqyeshme e Gjibraltarit ishte në nivel dhe futbollistët u hodhën në sulm drejt portës së Samir Ujkanit në dy raste.

Pjesa e dytë nuk kishte shumë ndryshime, por lodhja preku Gjibraltarin, dhe pas një mos-kombinimi, erdhi goli i Florent Hasanit, që vendosi rezultatin e ndeshjes./Zëri.info