De Ligt nuk vlen 75 milionë euro, gabimi fatal i tij sonte dëshmoi se ai duhet të mësojë ende

De Ligt nuk vlen 75 milionë euro, gabimi fatal i tij sonte dëshmoi se ai duhet të mësojë ende

Sport tetor 10, 2019 - 23:40
Detajet

Mbrojtësi i Holandës dhe Juventusit Matthijs de Ligt ka qenë njëri prej futbollistëve më të përmendur në edicionin e kaluar.

Ai ishte kapiten i Ajaxit në edicionin e kaluar kur skuadra arriti gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, shkruan Zëri.info.

Mbrojtësi i talentuar holandez me paraqitjen e tij solide në mbrojtje kishte kontribouar shumë te kampioni i Holandës.

Kështu me paraqitjen e tij ai bindi Juventusin të shpenzojë 75 milionë euro për transferimin e tij.

Megjithatë, si te Juventusi, ashtu edhe te Kombëtarja e Holandës, De Ligt nuk është duke shfaqur formën e tij më të mirë.

Ai bëri një gabim fatal sonte në fitoren 3:1 të Holandës në momentin kur Irlanda e Veriut shënoi golin e epërisë.

De Ligt nuk arriti ta largoj topin në ajër duke bërë që futbollisti irlandez ta gjente rrjetën e 'Tulipanëve'./Zëri.info