Ish-futbollisti bullgar i Barcelonës ‘shpërthen’ në lot pas skandalit në Sofje në ndeshjen Bullgari - Angli

Ish-futbollisti bullgar i Barcelonës ‘shpërthen’ në lot pas skandalit në Sofje në ndeshjen Bullgari - Angli

Sport October 16, 2019 - 13:14
Detajet

Futbollisti legjendar i Bullgarisë Hristo Stoichkov ka përjetuar emocionalisht shumë ngjarje në futbollin bullgar.

Ofendimet racore të tifozëve në ndeshjen eliminatore për ‘Euro 2020’ mes Bullgarisë dhe Anglisë si dhe trazirat gjatë ndeshjes, Stoichkov, ish-futbollist i Barcelonës, i ka përjetuar shumë rëndë derisa ka ‘shpërthyer’ emocionalisht gjatë deklaratave të tij, shkruan Zëri.info.

Kur u pyet nga një gazetar për skenat skandaloze në Sofje, fillimisht Stoichkov është parë i pikëlluar dhe më pas filloi edhe të qante.

“Zgjidhja është që të mos lejohen huliganët të futen në stadium. Ashtu sikur që ndodhi në Angli disa vite më parë. Njerëzit nuk meritojnë të lëndohen. A mendoni se ata po ndihen mirë?”, tha Stoichkov e më pas filloi të qante.

Ndryshe, tifozët bullgarë përdorën edhe shprehje naziste ndaj futbollistëve anglezë por edhe imituan majmunët derisa ndeshja në Sofje është ndërprerë disa herë.

Pas këtyre skenave, presidenti i Federatës së Futbollit të Bullgarisë Borislav Mihailov dha dorëheqje, derisa edhe policia bullgare arrestoi pesë tifozë për këto veprime skandaloze./Zëri.info

Image