Zyrtare: Zhvillimet politike, 'El Clasico' i parë ndryshon lokacion

Zyrtare: Zhvillimet politike, 'El Clasico' i parë ndryshon lokacion

Sport October 16, 2019 - 13:35
Detajet

Për shkak të rrethanave politike, në Kataluni është shkaktuar një kaos i madh.

Rrugët kryesore janë të vërshuara nga njerëzit që kanë dalur për protesta masive, shkruan Zëri.info.

Protestat në fjalë kanë dhënë edhe ndikimin e parë në futboll.

“El Clasico” e parë e këtij edicioni në La Liga mes Barcelonës dhe Real Madridit ka ndryshuar lokacion.

Image

Ndeshja e titanëve të La Ligës ishte paraparë të zhvillohej në “Camp Nou” këtë muaj.

Megjithatë, shkaku i këtyre zhvillimeve politike, “El Clasico” e parë do të luhet në “Santiago Bernabeu”.

Ndërkaq, në “Camp Nou” do të zhvillohet vitin e ardhshëm./Zëri.info