Më i vogël se ‘Fadil Vokrri’ – pamje nga stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja Çeki - Kosovë

Më i vogël se ‘Fadil Vokrri’ – pamje nga stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja Çeki - Kosovë

Sport October 16, 2019 - 14:00
Detajet

Gjatë ditës së sotme është zyrtarizuar se ndeshja mes Republikës së Çekisë dhe Kosovës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020” do të zhvillohet në Plzen, konkretisht në stadiumin “Doosan Arena”.

“Doosan Arena” stadium i cili më parë është quajtur “Stadion mesta Plzne”ndodhet në parkun Strunc afër lumejve Mze Radbuza, shkruan Zëri.info.

Image

Stadiumi në fjalë është shtëpi e skuadrës së madhe çeke FC Viktoria Plzen dhe ka një kapacitet prej 11,700 ulëseve.

I hapur në vitin 1955, “Doosan Arena” fillimisht kishte një kapacitet prej 35,00 ulësesh, por ndërtimet e vazhdueshme, kapaciteti u ul në 11,700 ulëse.

Nga 11,700 ulëse, “Dardanëve” do t’iu takojnë vetëm 627 sosh.

Image

Ndryshe, Republika e Çekisë do të jetë nikoqire e Kosovës më 14 nëntor të këtij viti në ndeshjen e vlefshme për grupin A.

Kjo ndeshje do të jetë kruciale për vendin e dytë që së bashku me të parin do të jenë në Kampionatin Evropian që zhvillohet verën e ardhshme./Zëri.info