Diar Miftaraj: Prishtina ndaj Drenicës nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç fitores

Diar Miftaraj: Prishtina ndaj Drenicës nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç fitores

Sport October 16, 2019 - 14:22
Detajet

Pas pauzës së ndeshjeve të Përfaqësueseve, FC Prishtina i vazhdon ndeshjet kampionale me ritëm të shtuar dhe katër ndeshje do t’i zhvilloj për 13 ditë.

Kundërshtari i sotëm i prishtinasve është skuadra kuqezi nga Skenderaj, Drenica në ndeshjen që luhet nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje ishte shtyrë për ta ruajtur fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjet e muajit tetor të Kosovës.

Prishtina nuk kanë futbollistë të suspenduar, por nga lëndimi ende nuk janë rikthyer Ahmet Haliti dhe i riu Qëndrim Zyba.

“Sezonin e kaluar kemi pasur paraqitje pozitive me Drenicën dhe shpresoj njëjtë të vazhdojmë edhe këtë edicion. Kemi punuar mjaft mirë gjatë kësaj pauze. Jam optimist se do të paraqitemi mirë, sepse edhe s’kemi edhe rrugë tjetër përveç fitores”, ka thënë mesfushori defansiv, Diar Miftaraj për “fcrishtina.com”, përcjell Zëri.info.

Prishtina momentalisht ndodhet e gjashta në tabelë me 13 pikë të tubuara, kurse Drenica renditet e teta më nëntë pikë. /Zëri.info