Hyri me parashutë në ndeshjen Sassuolo – Inter, ky është dënimi për parashutistin

Hyri me parashutë në ndeshjen Sassuolo – Inter, ky është dënimi për parashutistin

Sport October 22, 2019 - 18:34
Detajet

Parashutisti që ra në stadiumin “Mapei” gjatë ndeshjes Sassuolo – Inter, është dënuar që të mos marrë pjesë në evenimentet sportive, por ai pretendon që ky nuk ishte qëllimi i tij, transmeton zeri.info

Incidenti qesharak ndodhi të dielën, teksa Romelu Lukaku i Interit po bëhej gati të gjuante një penallti.

Kamerat televizive nuk i shfaqën pamjet sepse nuk donin t’i ofronin hapësirë parashutistit.

Agjencia e lajmeve “Ansa” shkruan se 36-vjeçari është dënuar dhe nuk do të ketë të drejtë të hyjë nëpër stadiume./Zëri