Trajneri i Kosovës tregon nëse do të vjen apo jo Muriqi?

Trajneri i Kosovës tregon nëse do të vjen apo jo Muriqi?

Sport November 10, 2019 - 09:50
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë me 14 dhe 17 nëntor dy ndeshje vendimtare sa i përket kualifikimin në Euro 2020.

Kosova fillimisht me 14 nëntor do të ndeshet me Çekinë ndërsa me 17 nëntor luan kundër Anglisë.

Një shqetësim që ka ardhur në kampin e Kosovës ishte ai nga sulmuesi Vedat Muriqi, shkruan Zëri.info.

Muriqi kishte pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Kasimpasas. Pas ndeshjes vet lojtari kishte thënë se i nevojitet kohë për të pushuar.

Megjithatë ka qenë trajneri te Kosova, Muharrem Sahiti që sqaroi gjithçka

“Kam biseduar t dy herë me Vedatin, ka thënë që do të vijë. Edhe pse ka pak dhimbje, por besoj që nuk do të jetë problem” ka thënë Sahiti për supersport./Zëri.info