Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Problemet e Anglisë me racizëm në ndeshjet e kaluara, Agim Ademi ka një premtim të madh

Problemet e Anglisë me racizëm në ndeshjet e kaluara, Agim Ademi ka një premtim të madh

Sport November 10, 2019 - 20:59
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do t'i zhvillojë dy ndeshje këtë muaj në kuadër të eliminatoreve për 'Euro 2020'.

Fillimisht, 'Dardanët' përballen me Çekinë në Plzen më 14 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë e presin Anglinë në Prishtinë, shkruan Zëri.info.

Derisa dihet se futbollistët e Anglisë janë përballur me racizëm, sidomos në Ballkan, presidenti i FFK-së Agim Ademi thotë se Kosova do ta bëjë Anglinë të ndihet si në shtëpinë e saj.

"Dihet se anglezët kanë pasur probleme me racizëm në të gjitha ndeshjet ku kanë luajtur, sidomos në Ballkan", ka thënë Ademi në RTK, përcjell Zëri.info.

"Por, ne do të mundohemi t'i mirëpresim ata në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të ndihen si në shtëpinë e tyre", vlerësoi Ademi./Zëri.info