Viti i Kosovare Asllanit, futbollistja nga Kosova merr lajmin e madh në Suedi

Viti i Kosovare Asllanit, futbollistja nga Kosova merr lajmin e madh në Suedi

Sport November 11, 2019 - 22:07
Detajet

Kosovare Asllani është duke i shijuar momentet më të mira në karrierën e saj si futbolliste.

Futbollistja nga Mitrovica shkëlqeu me Suedinë në Kampionatin Botëror të femrave, garë e cila u mbajtë këtë verë në Francë, shkruan Zëri.info.

Asllani pas paraqitjeve të mira me Suedinë, mori vëmendjen e skuadrës së femrave të Real Madridit, derisa transferimin e realizoi gjatë verës te klubi madrilen.

Image

Sonte, në një ceremoni të Federatës së Futbollit të Suedisë, Asllani ka marrë lajmin e madh.

Ajo është shpallur ‘sulmuesja më e mirë e vitit’ në Suedi.

Ndryshe, në 126 paraqitje për Kombëtaren suedeze, Kosovare Asllani ka shënuar 32 gola./Zëri.info