Legjenda e Arsenalit befason me këtë deklaratë për Granit Xhakën

Legjenda e Arsenalit befason me këtë deklaratë për Granit Xhakën

Sport November 12, 2019 - 22:40
Detajet

Legjenda e Arsenalit Patrick Viera beson se mesfushori Granit Xhaka është trajtuar keq nga tifozët e klubit derisa ka kërkuar nga ata të shfaqin më shumë respekt për futbollistin nga Kosova.

E ardhmja e Xhakës është e pa sigurtë tek Arsenali pasi ai ofendoi tifozët derisa ishte duke u larguar nga fusha në ndeshjen e muajit të kaluar kundër Crystal Palaces, shkruan Zëri.info.

Që prej atëherë, Xhaka nuk ka luajtur për Arsenalin derisa i është larguar edhe shiriti i kapitenit, kurse në janar raportohet se ai mund të largohet nga klubi.

Image

Por, Viera, i cili është tani trajner i Nices në Ligën 1, ka simpati për Xhakën.

"Më vjen keq për Xhakën sepse është periudhë vërtetë e vështirë për të në Arsenal. Por, mendoj se ai ka arritur shumë që prej se ka ardhur në klub dhe se ai meriton më shumë respekt", ka thënë Viera.

"Kur ju jeni futbollist dhe nuk luani ashtu siç prisni, frustroheni me vetën. Dhe nganjëherë thoni gjëra që mund të pendoheni", vlerësoi ish-mesfushori i Arsenalit.

"E di se sa i mirë është Xhaka por do ta kalojë këtë sepse ai është njeri i fortë dhe lojtar i mirë", shtoi Viera.

Viera është duke bërë punë të madhe te Nice, skuadër e cila zë vendin e 13-të në Ligën 1, derisa ai ka qenë njëri prej emrave më të përfolur për ta zëvendësuar Unai Emeryn./Zëri.info

Image