Futbollisti çek rrëfehet për vështirësitë ndaj Kosovës

Futbollisti çek rrëfehet për vështirësitë ndaj Kosovës

Sport November 15, 2019 - 10:54
Detajet

Republika Çeke e siguroi mbrëmë kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit 2020, shkruan zeri.info

Çekët triumfuan 2:1 ndaj Kosovës për të siguruar pozitën e dytë në grupin A dhe kualifikimin në Evropian.

Mbrojtësi i përfaqësueses çeke, Jakub Brabec ka thënë se ishte shumë e vështirë për ekipin e tij pas pësimit të golit.

“Ne jemi atje dhe jemi shumë të lumtur. Pas pësimit të golit të parë ishte shumë e vështirë, por ne e dinim që edhe barazimi mund të ishte i vlefshëm për ne, kështu që vazhduam luftën. Festimet me tifozët ishin shumë emocional dhe ne e shijuam shumë”, ka deklaruar Brabec./Zëri