Tifozi hyn në fushë me lot në sy, ky është gjesti i jashtëzakonshëm i Ronaldos

Tifozi hyn në fushë me lot në sy, ky është gjesti i jashtëzakonshëm i Ronaldos

Sport November 15, 2019 - 11:14
Detajet

Cristiano Ronaldo bëri një fotografi me një tifoz që hyri në fushën e lojës gjatë ndeshjes së Portugalisë me Lituaninë në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian, transmeton zeri.info

Portugezët triumfuan me shifrat 6:0, derisa Ronaldo shënoi het-trik.

Një tifoz hyri në fushë gjatë një pushimi në lojë, derisa kishte veshur një fanellë të Juventusit me emrin e Ronaldos prapa.

Ylli i Portugalisë e ndaloi sigurimin që ta largonin tifozin nga fusha dhe bëri një fotografi me të.

Tifozi më pas u largua me lot në sy nga fusha pas fotografisë me idhullin e tij./Zëri