Kosova U-21 zhvillon sonte ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Evropian

Kosova U-21 zhvillon sonte ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Evropian

Sport November 15, 2019 - 11:46
Detajet

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës do të përballet sonte në udhëtim te Austria U-21, në ndeshjen e vlefshme të grupit 3 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, shkruan zeri.info

Kjo do të jetë ndeshje e pestë e “Dardanëve” të rinj në këtë kampanjë, derisa deri më tani numëron dy fitore dhe dy humbje.

Ky takim do të fillojë nga ora 18:00.

Austria U-21 zë pozitën e dytë në grupin 3 me 9 pikë, kurse Kosova gjendet në vendin e tretë me 6 sosh./Zëri