Munishi: Pak i kemi dy reprezentacione, na duhet edhe një tjetër sepse..

Munishi: Pak i kemi dy reprezentacione, na duhet edhe një tjetër sepse..

Sport November 18, 2019 - 21:17
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultat 0:4 nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Fadil Vokrri', futbollistët e Kosovës e mbyllën me humbje cikllin eliminator për Kampionatin Evropian 'Euro 2020', raporton Zëri.info.

Kohëve të fundit ka pasur një debat të gjerë në lidhje me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Përfaqësuesen e Kosovës.

Trajneri i mirënjohur Ismet Munishi ka treguar për sulmet ndaj tifozëve të Kosovës nga shqiptarët e Shqipërisë.

"Në fillim ka pasur sulme ndaj tifozëve të Kosovës kinse po e tradhëtojnë Shqipërisë", ka thënë Munishi në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Kinse këta që i qëndrojnë besnik Shqipërisë, qenkan patriota. Ka pasur sulme edhe nga vëllezërit tanë nga Shqipëria, kinse po ua dobësojmë Përfaqësuesja", vlerësoi Munishi.

"Bile edhe dy reprezentacione janë pak, sepse kemi nevojë për promovimin e futbollistëve", theksoi trajneri i Ballkanit./Zëri.info