Sokoli: Kur ta kemi një Kombëtare, do të kualifikohemi në çdo Evropian dhe Botëror

Sokoli: Kur ta kemi një Kombëtare, do të kualifikohemi në çdo Evropian dhe Botëror

Sport November 18, 2019 - 21:25
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultat 0:4 nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Fadil Vokrri', futbollistët e Kosovës e mbyllën me humbje cikllin eliminator për Kampionatin Evropian 'Euro 2020', raporton Zëri.info.

Kohëve të fundit ka pasur një debat të gjerë në lidhje me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Përfaqësuesen e Kosovës.

Trajneri i mirënjohur Bylbyl Sokoli thotë se kur ta kemi një Kombëtare, do të jemi në çdo Evropian dhe Botëror.

"Nuk jemi aq të mëdhenj sa t'i bëjmë më shumë se dy reprezentacione", tha Sokoli në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Shqiptarët do të kualifikohen në Kampionatet Evropiane kur ta kenë vetëm një Kombëtare", vlerësoi Sokoli.

"Cilësia do të jetë më e madhe, atëherë kur do të kemi një Kombëtare do të jemi më të fuqishëm", shtoi Sokoli./Zëri.info