Kombëtare apo Përfaqësuese? Milot Rashica tregon se si duhet të quhet Kosova

Kombëtare apo Përfaqësuese? Milot Rashica tregon se si duhet të quhet Kosova

Sport November 18, 2019 - 21:38
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultat 0:4 nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Fadil Vokrri', futbollistët e Kosovës e mbyllën me humbje cikllin eliminator për Kampionatin Evropian 'Euro 2020', raporton Zëri.info.

Kohëve të fundit ka pasur një debat të gjerë në lidhje me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Përfaqësuesen e Kosovës.

Edhe futbollisti i Kosovës Milot Rashica ka folur në lidhje me atë nëse Kosova duhet të quhet Kombëtare apo Përfaqësuese.

"Këto tema nuk duhet që ekzagjerohen shumë", tha Rashica në RTV Dukagjini, përcjell Zëri.info.

"Ne duhet të quhemi Kombëtare, dhe jo Përfaqësuese", vlerësoi Rashica.

"Të gjithë na njohin si Kombëtare, dhe jo në formë tjetër", shtoi më tej vushtrriasi./Zëri.info