Munishi: Problem është me mposhtë Kurtin në debate, por..

Munishi: Problem është me mposhtë Kurtin në debate, por..

Sport November 18, 2019 - 21:45
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultat 0:4 nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Fadil Vokrri', futbollistët e Kosovës e mbyllën me humbje cikllin eliminator për Kampionatin Evropian 'Euro 2020', raporton Zëri.info.

Kohëve të fundit ka pasur një debat të gjerë në lidhje me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Përfaqësuesen e Kosovës.

Pasi dëgjoi një deklaratë të liderit të VV-së Albin Kurti, trajneri Ismet Munishi tha:

"Problem është me mposhtë Albin Kurtin në debate, por tashmë ka ndërruar paksa qëndrim".

"Duhet të mësohemi ta respektojmë flamurin dhe instuticionet tona", vlerësoi Munishi.

"Ka pasur ide për bashkim, por duhet të jemi racionalë, çfardo që jemi", shtoi ai./Zëri.info