
Ndonëse u akuzua se nuk e përshëndeti gjyqtarin para ndeshjes, pamjet e tregojnë të kundërtën për futbollistin më në formë në Kosovë
Para fillimit të ndeshjes së djeshme mes Vushtrrisë dhe Ballkanit, futbollisti i mysafirëve Blendi Baftiu u akuzua se nuk pranoi t’i shtrëngojë duart me gjyqtarin Gramos Shala.
Gjatë ndeshjes dolën pamje ku pretendohej se futbollisti më në formë i Superligës këtë edicion, Baftiu, nuk ia zgjati dorën Shalës para fillimit të ndeshjes, shkruan Zëri.info.
Megjithatë, pamjet e plota e tregojnë të kundërtën e asaj që është raportuar në mediat kosovare.
Në videon e mëposhtme shihet ku Blendi e përshëndet gjyqtarin Shala, i cili më pas fillon të bisedojë me kolegun e tij që e ka pranë vetes.
Blendi Baftiu pic.twitter.com/o5H3NtBIfH
— Magazina Sportive (@KosovoMagazine) December 3, 2019
Ndryshe, ndeshja Vushtrria – Ballkani e zhvilluar në ‘Ferki Aliu’, në Vushtrri, i takoi skuadrës vendase.
Djelmoshat e Fitim Llapashticës arritën ta mposhtin kampionin vjeshtor të Superligës me rezultat minimal 1:0.
Përkundër kësaj humbje, Ballkani është kampion vjeshtor në elitën e futbollit kosovar me 34 pikë të tubuara pas 17 ndeshjeve./Zëri.info