Rasti diskutabil në ndeshjen Vushtrria - Ballkani, ku gjyqtari nuk akordoi penallti

Rasti diskutabil në ndeshjen Vushtrria - Ballkani, ku gjyqtari nuk akordoi penallti

Sport December 03, 2019 - 09:14
Detajet

Ballkani e pësoi dje humbjen e tretë sezonale në Superligën e Kosovës në futboll nga Vushtrria.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Ferki Aliu’, skuadra e Ismet Munishit u mposhtë me rezultat minimal 1:0, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, një rast i dyshimtë ka bërë bujë në rrjetet sociale në këtë ndeshje.

Në momentin kur futbollisti i Ballkanit goditi në zonë drejt portës, besohet se kundërshtari i tij nga Vushtrria e preku topin me dorë.

Kjo situatë krijoi pakënaqësi te Ballkani, ku u kërkua penallti.

Megjithatë, i të njëjtin mendim nuk ishte gjyqtari Gramos Shala, i cili nuk akordoi 16-metërsh.

Përkundër humbjes, Ballkani u shpall kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës.

Pas 17 ndeshjeve të luajtura, Ballkani ka tubuar 34 pikë./Zëri.info