Infektuar: 11130
Shëruar: 6817
Vdekur: 381
Këta janë pesë futbollistët më të paguar të Përfaqësueses së Kosovës

Këta janë pesë futbollistët më të paguar të Përfaqësueses së Kosovës

Sport December 05, 2019 - 15:28

Mesfushori Valon Berisha është futbollisti më i paguar i Kombëtares së Kosovës, që fiton 2.4 milionë euro te Lazio në Serie A.

‘Kosova Abroad’ në Twitter, ka bërë një përmbledhje të pagave të pesë futbollistëve më të paguar të Kombëtares së Kosovës, duke u bazuar te ‘Capology’.

I pari në listën e pagesave prin Valon Berisha.

Ai renditet para Milot Rashicës, që te Werder Bremen fiton 1,2 milion euro.

Bernard Berisha, edhe pse luan në një nivel jo aq të lartë, në Rusi te Akhmat Grozny, fiton 1,630 000 euro, duke u renditur si futbollisti i tretë më i paguar.

Renditja vazhdon me Florent Muslijan e Hannover dhe Florent Hadërgjonajn.

Image