Klitschko paralajmëron rikthimin e madh, fton Joshuan, Wilderin e Furyn

Klitschko paralajmëron rikthimin e madh, fton Joshuan, Wilderin e Furyn

Sport December 15, 2019 - 11:10
Detajet

Wladimir Klitschko duket se mund t; rikthehet ringut, derisa iu ka bërë thirrje Anthony Joshuas, Deontay Wilderit dhe Tyson Furyt, transmeton zeri.info

Ikona ukrainase ishte larguar nga boksi në vitin 2017 pas duelit me Joshuan, i cili kishte fituar në raundin e 11-të.

Kjo erdhi pasi Fury e kishte rrëzuar nga froni i peshave të rënda dy vjet më herët, por një betejë me depresionin bëri që ai të humbasë rripat e tij jashtë ringut, duke anuluar planet për rimeç.

Por, pas gati 3 vjetësh, Klitscho në mënyrë të befasishme ka pyetur tifozët se kush do të donin ata që të jetë rivali i ardhshëm i tij.

Në tri postime të ndryshme në rrjetin social “Twitter”, ai ka ftuar Joshuan, Furyn dhe Wilderin.

Duke marrë parasysh numrin e pëlqimeve, tifozët kanë shprehur më shumë interesim për një meç me Furyn./Zëri

Image