Futbollistët e Napolit zhvishen për reklamën e çuditshme

Futbollistët e Napolit zhvishen për reklamën e çuditshme

Sport December 15, 2019 - 11:24
Detajet

Futbollistët nuk janë edhe aq të turpshëm para kamerave, derisa yjet e Napolit e treguan këtë gjë kur morën pjesë në sesionin e fotove të klubit për kalendarin e ri këtë javë, transmeton zeri.info

Emra të njohur si Dries Mertens dhe Kalidou Koulibaly u zvheshën dhe pozuan me një numër valltaresh.

Në videon e çuditshme promocionale shihen futbollistët me pëlhurat më të bukura për të mbrojtur mirësinë e tyre.

Lansimi i kalendarit vjen në të njëjtën javë kur Napoli e shkarkoi Carlo Ancelottin.

Ndërkohë, mbrëmë trajneri i ri, Gennaro Gattuso debutoi me humbje 2:1 në shtëpi nga Parma./Zëri

Image