Largimi i Ancelottit, lajm i mirë për Elseid Hysajn

Largimi i Ancelottit, lajm i mirë për Elseid Hysajn

Sport December 15, 2019 - 11:44
Detajet

Futbollisti shqiptar Eleseid Hysaj kishte në plan të largohet që në janar nga Napoli por ndryshimet në bankinë mund të ndryshojnë edhe mendjen e tij.

Menaxheri i Hysajt Mario Giuffredi ka folur për Radio Kiss Kiss rreth të ardhmes së mbrojtësit shqiptar dhe problemeve të tij që kishte me Ancelottin.

25-vjeçari ishte një titullar i padiskutueshëm te Napoli, por këtë edicion ka qëndruar në bankën rezervë pasi nuk preferohej nga ish-trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti.

“Sapo jam takuar me drejtorin Giuntoli dhe presidentin De Laurentis ku biseduam për Hysajn. Ne kemi pritur që ai të luante më shumë, por Ancelotti me qëllim e la atë në bankë. Shpresoj që Gattuso ta aktivizojë atë më shumë dhe të qetësohet lojtari.

Nëse Hysaj nuk aktivizohet nga Gattuso, atëherë ne do të largohemi”, ka thënë Giuffredi. /Zëri.info