Talenti shqiptar debuton me ekipin e parë të Birminghamit

Talenti shqiptar debuton me ekipin e parë të Birminghamit

Sport December 15, 2019 - 11:54
Detajet

Futbollisti shqiptar Geraldo Bajrami i cili iu bashkua Shqipërisë U21 pak kohë më parë po tregon se është një afrim me shumë vlera për të ardhmen e Shqipërisë. Mbrojtësi 20-vjeçar aktivizohej me të rinjtë e Birmingham në kampionatin anglez, ndërkohë që mbrëmja e djeshme ka qenë shumë e rëndësishme dhe e veçantë për të.

Portali vipsport shkruan se talenti i Shpresave ka debutuar me ekipin e parë dhe për më tepër në derbin e qytetit kundër WBA-s në Championship. Bajrami e nisi si titullar duke u vënë ne qendër të mbrojtjes dhe ishte një nga më të dalluarit megjithëse skuadra e tij u mund me rezultatin 2-3. Paraqitja e 20-vjeçarit është vlerësuar pozitivisht edhe nga trajneri Pep Clotet.

Image

“Kur debuton nuk mund të zgjedhësh se kur do të debutosh. Është pozitive që debuton në shtëpi. Geraldo është një futbollist që e ndjen fanellën e klubit shumë dhe mund ta kuptojë perfekt ndjesinë e derbit. Ishte një situatë e vështirë për klubin sepse kisha dy dëmtime dhe duhej të bëja lëvizje.

Ues ka luajtur në dy ndeshjet e fundit dhe kishte nevojë për të pushuar kështu që i erdhi radha Geraldos. E dija që nuk do të ishte e lehtë për të.

Pavarësisht se ishte vetëm ndeshja e parë dhe shumë e vështirë, ashtu si edhe futbollistët e tjerë ka nevojë për t’u përmirësuar. Gjithsesi, është një lojtar shumë i rëndësishëm për klubin dhe do të na lumturojë në të ardhmen”, ka thwnw trajneri i Birminghamit, Pep Clotet. /E