Vazhdojnë largimet nga Flamurtari

Vazhdojnë largimet nga Flamurtari

Sport December 15, 2019 - 13:18
Detajet

Skuadra e Flamurtarit të Prishtinës ka nisur me një epokë largimesh pas ardhjes së trajnerit, Bylbyl Sokolin.

I pari që u largua ishte Egzon Krasniqi, derisa tashmë është konfirmuar edhe largimi i tre futbollistëve të tjerë që ishin ardhur si përforcim nga jashtë.

“Po, përpos Krasniqit tashmë janë larguar edhe tre futbollistët që vinin nga Bullgaria e Maqedonia”, ka thënë drejtori i Flamurtarit, Arbnor Morina, për gazetën olle.

E futbollistët e larguar janë bullgari, Angel Granchov. Si dhe, dyshja nga Maqedonia Veriore, Riste Ilijovsk, Ersin Fetahi. /Zëri.info