Napoli merr vendimin e papritur për Ibrahimovicin

Napoli merr vendimin e papritur për Ibrahimovicin

Sport December 16, 2019 - 08:25
Detajet

Pronari i Napolit, Aurelio De Laurentiis e ka përjashtuar një transferim të mundshëm të Zlatan Ibrahimovicit, duke insistuar se klubi duhet të ketë një fillim të ri pasi Gennaro Gattuso e zëvendësoi Carlo Ancelottin.

Ibrahimovici është një lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me LA Galaxyn dhe sulmuesi veteran është lidhur me një rikthim në Itali, derisa Napoli dhe Milani kanë shprehur interesim.

Së fundmi besohet se ish-reprezentuesi suedez është afër rikthimit te Milani, ndërsa gjatë kohës së Ancelottit Napoli i kishte bërë ofertë sulmuesit.

“Zlatani është një person i madh me një karakter të fortë. Ne menduam për Ibrahimovicin kur Ancelotti ishte në krye, sepse ai do të kishte një rol të caktuar. Tash, para se të mendojmë për të, unë kam prioritete të tjera sepse kjo është një skuadër që duhet të luajë në një sistem tjetër me një vijë shumë të lartë dhe një mbrojtje që s’mund të lejojë atë që ndodhi ndaj Parmës”, deklaroi De Laurentiis.

“Ne do të kemi një fillim të ri, por nuk na mungon entuziazmi”, shtoi ai./Zëri