Gazeta e madhe franceze 'L'Equipe' e citon 'Zërin' për Kupën 'Nëna Terezë'

Gazeta e madhe franceze 'L'Equipe' e citon 'Zërin' për Kupën 'Nëna Terezë'

Sport January 16, 2020 - 18:27
Detajet

Gazeta “Zëri” ditë më parë kishte raportuar ekskluzivisht për organizimin e Kupës “Nëna Terezë”, kompeticion në të cilin do të merrnin pjesë klube nga Kosova dhe Shqipëria, shkruan zeri.info

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Dukën po planifikojnë ta bëjnë një kupë të përbashkët e që fituesi i kësaj kupe do të garonte në Ligën e Evropës.

Për këtë nismë ka shkruar edhe gazeta e madhe franceze “L’Equipe”, e cila e ka cituar “Zërin”.

Lexo edhe EKSKLUZIVE: Kosova dhe Shqipëria synojnë ta organizojnë kupën “Nëna Terezë”, fituesi del në Evropë
Sport December 24, 2019

“Shqipëria dhe Kosova duan ta krijojnë Kupën ‘Nëna Terezë”, shkruan gazeta prestigjioze franceze.

Image

“Është presidenti (i Federatës së Futbollit të Kosovës) Agim Ademi që ka deklaruar në dhjetor për të përditshmen ‘Zëri’ që dy federatat kanë planifikuar të krijojnë një kupë të përbashkët me emrin e Nënës Terezë, murgesha e pagëzuar në 2016-n, që kishte lindur në 1910-n nga një familje shqiptare e Shkupit, atëkohë nën qeverinë osmane, dhe vdiq më 1997-n”, ka shkruaj më tej “L’Equipe”.

Këtu mund ta lexoni shkrimin origjinal të gazetës “L'Equipe”: L'Albanie et le Kosovo veulent créer une « Coupe Mère Teresa »