Futbollisti shqiptar i pafat, VAR-i i anulon supergolin

Futbollisti shqiptar i pafat, VAR-i i anulon supergolin

Sport January 17, 2020 - 23:22
Një vendim i drejt i gjyqtarit, pasi nga pamjet duket qartë që sulmuesi ishte më i avancuar

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka qenë i pafat në sfidën e sotme ndaj Fuenlebradës, që përfundoi në barazim 0:0.

Në minutën e 43-të, shqiptari arriti të realizonte një gol mjaft të bukur me planzhon brenda zonës, por për fat të keq të tij, goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Një vendim i drejt i gjyqtarit, pasi nga pamjet duket qartë që sulmuesi ishte më i avancuar. Skuadra e Malagas e kërkoi me ngulm golin e avantazhit, por pa sukses.

Në fundin e lojës, ishte përsëri Sadiku që pati një shans ideal për të shënuar, por gjuajtja e tij me kokë, përfundoi mbi traversë.

Goli i Sadikut i anuluar nga VAR on Vidnews.