Ballkani u përball me skuadrën ruse në Turqi, ndeshja përfundon me këtë rezultat

Ballkani u përball me skuadrën ruse në Turqi, ndeshja përfundon me këtë rezultat

Sport January 19, 2020 - 17:54

Ballkani i Suharekës po vazhdon të përgatitet në Antalia të Turqisë.

Skuadra e Ismet Munishit e ka zhvilluar sot edhe miqësoren e radhës, raporton Zëri.info.

'Xhebrailat' janë përballur me skuadrën ruse, FC Baltika.

Ndeshja e zhvilluar në 'Lara', u mbyll me rezultat të barabartë, 0:0.

Ndryshe, Ballkani u mposht dje në miqësoren nga skuadra iraniane, SC Tractori me rezultat, 2:1./Zëri.info