Drenica të mërkurën nis fazën përgatitore jashtë Kosovës, aranzhon tri ndeshje miqësore

Drenica të mërkurën nis fazën përgatitore jashtë Kosovës, aranzhon tri ndeshje miqësore

Sport January 19, 2020 - 23:54

Skuadra e Drenicës të mërkurën (22 janar) do ta nis fazën përgatitore jashtë Kosovës, raporton Zëri.info. 

Drenica që tashmë drejtohet nga trajneri Gani Sejdiu, i cili e zëvendësoi Tahir Lushtakun e larguar javë më parë, do të përgatitet për 10 ditë në qytetin bregdetar të Durrësit në Shqipëri. 

"Të mërkurën udhëtojmë në Durrës ku do të qëndrojmë 10 ditë. Tashmë klubi i ka aranzhuar edhe tri ndeshje miqësore. Faza përgatitore jashtë Kosovës është shumë e rëndësishme pasi që jemi gjatë gjithë kohës të bashkuar,  ushqimi dhe pushimi janë me rregull dhe kushtet atmosferike janë shumë të mira", deklaroi Gani Sejdiu për emisionin "2 me 1" në RTV 21, përcjell Zëri.info. 

Drenica në vjeshtë tuboi 24 pikë për të perfunduar në pozitën e gjashtë. 

Ky ekip është edhe çerekfinaliste e Digitalb Kupës së Kosovës ku do të përballet me Gjilanin. /Zëri.info