Ronaldo mund t’ zgjidhë 100 probleme

Ronaldo mund t’ zgjidhë 100 probleme

Sport January 20, 2020 - 08:31
Detajet

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka lavdëruar yllin e skuadrës së tij, Cristiano Ronaldo pas dy golave të shënuar nga ky i fundit në fitoren 2:1 në shtëpi ndaj Parmës të dielën, transmeton zeri.info 

Ronaldo shënoi nga një gol në secilën pjesë të lojës, duke bërë që Juventusi tash të ketë katër pikë më shumë sesa Interi, që ndodhet në vendin e dytë.

“Ne kemi një kampion që ndonjëherë të krijon ndonjë problem, por t’i zgjidhë 100 prej tyre. Pjesa tjetër e skuadrës duhet të sillet rreth tij”, ka deklaruar Sarri pë Ronaldon.

Ylli portugez pati mundësi për të shënuar edhe gola të tjerë ndaj Parmës, derisa Sarri ishte i acaruar që ekipi i tij nuk e mbylli më herët ndeshjen./Zëri