ZYRTARE: Ish-futbollisti i Dritës bëhet me skuadër të re
Sport
January 21, 2020 - 10:32
Klubi lipjanas, Ulpiana e ka zyrtarizuar transferimin e radhës për afatin kalimtar dimëror.
Skuadra që garon në Ligën e Parë, e ka kompletuar transferimin e mesfushorit Denis Haliti, shkruan Zëri.info.
Haliti së fundmi ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës, por me këtë klub ndau rrugët në dhjetorin e vitit të kaluar.
Përveç Dukagjinit, Haliti më parë ka luajtur edhe te Drita e Gjilanit.
Ndryshe, Ulpiana garon këtë edicion në Ligën e Parë, kurse me trajnerin Sami Sërmaxhaj, skuadra synon pjesën e epërme të tabelës./Zëri.info