Dukagjini përforcohet me futbollistin e Feronikelit

Dukagjini përforcohet me futbollistin e Feronikelit

Sport January 22, 2020 - 10:38
Sot Dukagjini ka zyrtarizuar futbollistin i cili stinorin e kaluar ishte pjesë e kampionit aktual të Kosovës,  Feronikelit.

 

Skuadra e Dukagjinit nuk po jep shenja se është dorëzuar. Ani pse  mbylli vjeshtën në pozitën e fundit në tabelë me shumë pak gjasa për mbijetesë, skuadra nga Klina vazhdon të sjellë risi, shkruan Zëri.info.

Sot Dukagjini ka zyrtarizuar futbollistin Lulzim Doshlaku i cili stinorin e kaluar ishte pjesë e kampionit aktual të Kosovës,  Feronikelit.

“Pikërisht sot ne ditëlindjen e tij Luli, kampion i Kosovës me Feronikelin i bashkohet klubit tonë. Mbrojtësi krahut Lulzim Doshlaku me një përvojë të madhe në futbollin e Kosovës vjen nga klubi Feronikelit pjesë e së cilës ishte që disa vite. Ne i urojmë mirëseardhje në klubin tonë gjithashtu i dëshirojmë shëndet e shumë sukses gjatë kohës sa është pjesë e jona”, ka shkruar KF Dukagjini në prezantimin e Doshlakut. /Zëri.info.

Image