Klubi i Superligës së Kosovës pranon ta zhvillojë ndeshjen miqësore si klub nga Serbia

Klubi i Superligës së Kosovës pranon ta zhvillojë ndeshjen miqësore si klub nga Serbia

Sport January 22, 2020 - 12:12

SC Gjilani është duke e zhvilluar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, para se të fillojë pjesa e dytë e kampionatit të Kosovës. SC Gjilani është duke e zhvilluar ndeshjen e radhës kundër klubit rus, Yenisy Krasonyarsk, që bën gara në ligën e dytë të Rusisë.

Image

Kjo ndeshje është e karakterit miqësor, por klubi nga Kosova ka lëshuar një “gafë”. Klubi rus po e konsideron SC Gjilanin si klub nga Serbia.

Klubi rus në kanalin e tyre në “Youtube” për ta ndjekur direkt ndeshjen miqësore, Yenisey Krasonyarsk e ka përshkruar Gjilanin si klub serb, ndërsa ky link është shpërndarë në Facebook nga SC Gjilani.

Image

“Në linkun e mëposhtëm mund ta shikoni live ndeshjen FC Yenisey vs SC Gjilani, e cila fillon në ora 11:00 sipas kohës lokale në Kosovë”, thuhet në njoftimin e klubit të Superligës, ndërsa transmetimi direkt është titulluar “Ndeshja miqësore Yenisei vs Gilani (Serbia)”.

Ndeshja testuese e SC Gjilanit kundër klubit që sezonin e kaluar luajti në Premierligën ruse po zhvillohet në “Emirhan Football Center” në Antalia të Turqisë.

SC Gjilani sezonin vjeshtor e përfundoi në pozitën e dytë me 32 pikë, pas 17 xhiro të zhvilluara./insporti