Tragjike: Ndërron jetë futbollisti në moshën 25-vjeçare

Tragjike: Ndërron jetë futbollisti në moshën 25-vjeçare

Sport January 26, 2020 - 08:55
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti anglez, Jordan Sinnott ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare pas një sulmi nga një person që e la atë me kafkë të thyer, transmeton zeri.info

Policia ishte thirrur për të shkuar në një parking në Nottinghamshire mbrëmjen e së premtes pas një grindje të Sinnottit, i cili më pas u gjet pa vetëdije në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Pasi që fillimisht u vendos në koma, Sinnott ndërroi jetë më pas për shkak të lëndimeve të tij, njoftoi më pas klubi anglez, Matlock Town.

Policia është vënë në kërkim të një personi që dyshohet se ka shkaktuar këtë tragjedi.

Në të kaluarën, Sinnott kishte luajtur edhe për Huddersfieldin./Zëri

Image