Këto janë reagimet e Messit dhe Ronaldos pas vdekjes tragjike të Kobe Bryantit

Këto janë reagimet e Messit dhe Ronaldos pas vdekjes tragjike të Kobe Bryantit

Sport January 27, 2020 - 08:58
Lajmet e fundit nga sporti

Legjenda e NBA-së, Kobe Bryant ka ndërruar jetë të dielën në moshën 41-vjeçare, transmeton zeri.info 

Ish-ylli i Los Angeles Lakers u përfshi në një aksident me helikopter në Kalabasas në mëngjesin e djeshëm.

Personalitete të shquara nga sporti dhe jo vetëm kanë shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e tyre për vdekjen e njërit prej basketbollistëve më të mirë në histori.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka shkruar në “Instagram”: “Nuk kam fjalë... E gjithë dashuria ime shkon për familjen dhe miqtë e Kobet. Ishte kënaqësi që jam njohur me ty dhe ndamë kohë të bukur së bashku. Ti ishte gjeni si pak të tjerë”.

Ndërkohë Cristiano Ronaldi u shpreh se lajmi ishte ‘zemërthyes’, duke shtuar se “Bryant ishte një legjendë e vërtetë dhe një inspirim për shumëkënd”./Zëri