Zbulohet arsyeja pse Kobe Bryant pëlqente kaq shumë udhëtimin me helikopter

Zbulohet arsyeja pse Kobe Bryant pëlqente kaq shumë udhëtimin me helikopter

Sport January 27, 2020 - 23:04

E gjithë bota e sportit është duke e vajtuar vdekjen tragjike të Kobe Bryant.

Bryant ndërroi jetë së bashku me tetë persona tjerë, pas rrëzimit të helikopterit të tij në malet e Kalabasas, në Kalifornia, shkruan Zëri.info.

Ngjarje tronditëse ndodhi gjatë ditës së djeshme, teksa me ish-basketbollistin e LA Lakers ishte edhe vajza e tij, Gianna.

Të gjithë e dinë se Kobe Bryant ishte 'merakli' i helikopterëve, dhe shumicën e udhëtimeve i realizonte me këtë mjet.

Në një intervistë të dhënë dy vite më parë, ai kishte thënë se e përdorë helikopterin pasi nuk dëshiron ta humbasë asnjë moment nga jeta e tij familjare.

Ai kishte thënë se nuk donte të vonohej shkaku i trafikut të rënduar në Los Anxhelos, andaj e ka parë si zgjidhje helikopterin./Zëri.info

Image