Milani mbetet pa yllin e skuadrës, pranë transferimit në La Liga

Milani mbetet pa yllin e skuadrës, pranë transferimit në La Liga

Sport January 27, 2020 - 23:12

Anësori i Milanit, Suso ka arritur marrëveshje me Sevillan, por që marrëveshja ende po diskutohet nga klubet.

Spanjolli e ka humbur vendin në formacionin titullar dhe është lidhur me një rikthim në Spanjë kohë pas kohe, shkruan Zëri.info.

'GdS' raporton se Suso ka arritur marrëveshje me Sevillan për një kontratë katër-vjeçare e gjysmë.

Megjithatë, një marrëveshje ende nuk është arritur mes klubeve, derisa po diskutohen detajet e transferimit.

Gazeta në fjalë shkruan se Milani mund ta largojë Suson fillimisht në huazim, e më pas ta bëjë marrëveshjen permanente nëse lojtari i zhvillon dhjetë ndeshje.

Opsioni i blerjes së Susos për Sevillan paraqet një shumë prej 25 milionë eurosh./Zëri.info

Image