'Obligim kombëtar përkrah vëllezërve shqiptarë', reagimi i 'Ballistëve' pasi do ta përkrahin Kosovën ndaj Maqedonisë së Veriut

'Obligim kombëtar përkrah vëllezërve shqiptarë', reagimi i 'Ballistëve' pasi do ta përkrahin Kosovën ndaj Maqedonisë së Veriut

Sport January 27, 2020 - 23:23

Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet pas dy muajsh.

Dy fqinjtë do të përballen mes vete në Shkup në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, raporton Zëri.info.

Tifo-grupi i Kosovës, "Dardanët" kanë marrë një mbështetje të madhe para kësaj ndeshjeje.

Ndonëse aktivitetin e tyre e kryejnë në Maqedoninë e Veriut, tifo-grupi tetovar, 'Ballistët' kanë vendosur ta mbështesin Kosovën në këtë takim.

Tashmë këtë lajm e kanë zyrtarizuar vetë 'Ballistët', të cilët e kanë quajtur 'obligim kombëtar' ta mbështesin Kosovën në këtë sfidë.

Njoftimi i plotë i tifo-grupit tetovar:

"OBLIGIM KOMBËTAR PËRKRAH VËLLEZËRVE SHQIPTARË!

Nuk mund askush ti ndaloj ndjenjat e hiç më pak të harroj dhe të shkeli amanetin e lashtë, se VËLLAU është për VËLLANË !
Vëllezër jemi edhe ne këtu në Tetovë dhe me të gjithë anembanë!
PO për KOSOVËN/DARDANINË tonë SHQIPTARE, kundër sllavëve!
BALLISTËT me të gjitha forcat drejt Shkupit, në arenën ADEM JASHARI!
NE KEMI LINDUR PËR TI SHËRBYER SHQIPTARISË
"./Zëri.info