Reagimi interesant i Granit Xhakës pas triumfit të Arsenalit në Kupën FA

Reagimi interesant i Granit Xhakës pas triumfit të Arsenalit në Kupën FA

Sport January 27, 2020 - 23:39

Arsenali ka fituar dhe është kualifikuar në rrethin tjetër të Kupës FA.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Vitality Stadium', Arsenali e ka mposhtur Bournemouthin me rezultat të ngushtë, 1:2, shkruan Zëri.info.

Edhe në këtë ndeshje, mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka ishte titullar dhe luajti 90 minuta.

Paraqitja e tij ishte solide në mesfushë, teksa ai është shprehur i kënaqur me kualifikimin tutje të Arsenalit.

"Rrethi i pestë, këtu ne vijmë. Shumë gjëra pozitive nga ndeshja e sontme", shkroi Xhaka në rrjetin social 'Facebook'./Zëri.info