Tottenhami tallet keq me Interin pas zyrtarizmit të nënshkrimit të Eriksenit

Tottenhami tallet keq me Interin pas zyrtarizmit të nënshkrimit të Eriksenit

Sport January 28, 2020 - 16:47
Lajmet e fundit nga sporti

Tottenhami njoftoi për transferimin e përhershëm të Giovani Lo Celson menjëherë pas konfirmimit të transferimit të Christian Eriksenit te Interi, transmeton zeri.info

Eriksen më në fund e kompletoi transferimin e tij te Interi duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2024, derisa klubi italian pagoi rreth 20 milionë euro.

Tottenhami ndërkohë nuk vonoi shumë duke zëvendësuar menjëherë danezin duke e bërë të përhershëm transferimin e Lo Celsos, i cili ishte në huazim nga Real Betisi.  

Klubi anglez e bëri zyrtarizmin e Lo Celson në një kohë epike, vetëm pak momente pasi Interi njoftoi për Eriksenin.

Kjo gjë ka bërë bujë nëpër rrjetet sociale.

“Interi njoftoi Eriksenin. Ne e njoftojmë përforcimin tonë brenda minutave. Më pëlqen admin”, ka shkruar një tifoz në “Twitter”.

“Kohë epike nga Tottenhami. Marrëveshja e Lo Celsos bëhet e përhershme ashtu si transferimi i Eriksenit te Interi. Tallje e madhe”, ka shkruar një tjetër./Zëri