David de Gea takohet në rrugë me Sergio Agueron, ky është veprimi i papritur i spanjollit

David de Gea takohet në rrugë me Sergio Agueron, ky është veprimi i papritur i spanjollit

Sport January 28, 2020 - 20:40
Lajmet e fundit nga sporti

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea ka çuar gishtat e mesit të dorës së tij në formë shakaje kur e ka parë në rrugë kundërshtarin e tij, Sergio Aguero, transmeton zeri.info

29-vjeçari u takua me ish-bashkëlojtarin e tij te Atletico Madridi derisa kishte dalë për të ngrënë në Cheshire.

Dyshja kishin luajtur së bashku në klubin madrilen gjatë periudhës 2009-2011.

De Gea dhe Aguero do të luajnë kudër njëri-tjetrit nesër, derisa Manchester Unitedi udhëton drejt Manchester Cityt për ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës Carabao./Zëri

Image