Flamurtari udhëton drejt Turqisë për fazën përgatitore

Flamurtari udhëton drejt Turqisë për fazën përgatitore

Sport January 28, 2020 - 21:06
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e Flamurtarit ka marrë rrugë drejt Turqisë.

Ekipi nga paralagja e Prishtinës sot ka udhëtuar drejt Antalisë ku do të vazhdon fazën përgatitore për edicionin e ri të garave, shkruan Gazeta Olle.

Flamurtari, këtë edicion rrezikon mjaft shumë rënien nga elita e futbollit kosovar.

Pas 17-të xhirosh, ‘Armata Kuq e Zi’ numëron 19 pikë, katër më pak se pozita që siguron mbetjen në elitë.

Kurse, kjo skuadër deri më tani ka prezantuar gjashtë futbollist: Valdo Zeqaj, Altin Lloga, Arber Mustafa, Bashkim Shala, Donart Hasanaj, Lubomir Gucev.

Image