Tifozët kroatë akuzojnë presidenten Kolinda për humbjen në Kampionatin Evropian

Tifozët kroatë akuzojnë presidenten Kolinda për humbjen në Kampionatin Evropian

Sport January 28, 2020 - 21:27
Lajmet e fundit nga sporti

Presidentja në largim e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, vazhdon të marrë pjesë në ndeshjet më të rëndësishme të shtetit të saj në të gjitha sportet e mundshme, transmeton zeri.info

Kolinda dje mori pjesë në finalen e Kampionatit Evropian të hendbollit ku Kroacia u mposht nga Spanja me shifrat 22:20.

Për kroatët ky ishte finalja e tretë radhazi dhe dështimi i tretë.

Image

Tifozët në Kroaci e kanë fajësuar Kolindan për humbjen e djeshme.

Një numër i madh tifozësh kanë thënë se presidentja aktuale i ka sjell fatkeqësi sportistëve kroatë.

Grabar-Kitarovic mori pjesë edhe në ndeshjen gjysmëfinale në Kampioantin Evropian të vaterpolos, ku Kroacia humbi sërish nga Spanja./Zëri